Pasi e siguroi sërish ulësen në Kuvend, reagon Ferat Shala

Ferat Shala ka arritur që përsëri të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve që u mbajtën me 9 shkurt.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Shala u shpreh falënderues nga të gjithë atyre që ia dhanë bësimin edhe për një mandat.
‘’Jam jashtëzakonisht falënderues për 26,241 njerëz anekënd Kosovës, edhe në diasporë, për besimin e dhënë që të jem sërish deputet në Kuvendin e Kosovës.Ky është një nder dhe përgjegjësi, që të jem në krye të detyrës sime për të përfaqësuar interesat e popullit për një jetë më të mirë, për demokraci të shëndoshë, liri të shprehjes, ekonomi të zhvilluar, energji që prodhon dhe arsim që edukon’’, ka shkruar Shala.
Shala ka thënë si deputet është përpjekur të jap agazhim maksimal.
‘’Në çdo detyrë timen, e në veçanti si deputet, jam përpjekur të jap angazhim maksimal. Njëjtë do të veproj edhe në këtë mandat.Falënderoj secilin aktivist të Partisë Demokratike që u angazhua maksimalisht në këto zgjedhje për ta forcuar partinë që përfaqëson vlerat historike për shtet, vlerat e punës, dijes dhe vizionit për të ardhmen.Falënderoj në veçanti çdo aktivist që më besoi dhe më mbështeti edhe në këto zgjedhje.Nuk do të jetë aspak kohë e lehtë për Kosovën. Por, duke punuar me nder dhe përgjegjësi, mund të bëjmë gjëra të mira për vendin, pavarësisht pozicionit’’, ka shtuar Shala./Indeksonline/