75 Mall Live Search
21:04 / E Enjte, 06 Mars 2025 / Z S

Pasi e siguroi ulësen në Kuvend, reagon Krenar Xhaferi

Krenar Xhaferi ka arritur që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve që u mbajtën me 9 shkurt.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Xhaferi u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që ia dhanë bësimin.

‘’Ju falënderoj nga zemra – juve, 19.115 votues të LDK-së që më keni dhënë besimin tuaj! Falë mbështetjes së jashtëzakonshme, për herë të parë më është dhënë mundësia të bëhem zëri juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Ky rezultat nuk është vetëm i imi – është edhe i juaji, i secilit prej jush që keni besuar, shpresuar dhe punuar për të. Më keni dhënë nderin e jetës dhe më keni ngarkuar me përgjegjësinë më të madhe: të jem zëri  dhe forca juaj.Rruga jonë sapo ka nisur dhe sfidat para nesh janë të shumta, por jam i sigurt se me bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm, do t’i arrijmë sukseset që na presin.Jam krenar që përshkova një fushatë të ndershme, të bazuar në parime të forta dhe përkushtim të palëkundur, duke besuar se politika është një shërbim i pastër ndaj qytetarëve’’ wshtw shprehur Xhaferi.

Ai u shpreh se ky nuk është fundi por një fillim i ri.

‘’Ky nuk është fundi, por një fillim i ri. Premtimi im mbetet i njëjtë: do të jem gjithmonë pranë jush, do të punoj për ju dhe me ju, për një Kosovë më të mirë, për një të ardhme më të ndritur, për ëndrrat dhe shpresat tona të përbashkëta’’, ka shtuar ai./Indeksonline/