75 Mall Live Search
22:31 / E Martë, 30 Shtator 2025 / BA

Pasi e tradhtoi Austini, Catherine gjen sërish dashurinë, i jep fund beqarisë

Influencerja e njohur, Catherine Paiz ka kurorëzuar dashurinë e saj më 27 shtator 2025.

Ajo publikoi në Instagram një foto të veçantë nga dita e madhe, ku shihet e veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe vello të gjatë me dantellë, duke shkëmbyer një puthje me partnerin e saj, shkruan IndeksOnline.

Postimi i Catherine-s shoqërohej me mbishkrimin “9.27.25 ”, duke e bërë të ditur datën e dasmës.

Fotoja mori menjëherë vëmendjen e madhe të ndjekësve, duke arritur mbi 2 milionë pëlqime brenda pak orësh.

Ceremonia u zhvillua në një ambient romantik në natyrë, ndërsa momenti i ndarë nga Paiz ka ngrohur zemrat e miliona fansave në mbarë botën.