10:59 / E Enjte, 16 Maj 2019

Pasi Fero konfirmoi ndarjen, ky është reagimi i Arbenitës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, reperi kosovar i njohur si Fero ka postuar një instastory i cili tregoi se nga sot është beqar, duke konfirmuar ndarjen me modelen, Arbenita Ismajli.

Megjithatë të dy vazhdojnë t’i mbajnë fotografitë e përbashkëta në rrjetet e tyre sociale.

Pasi ish i dashuri i saj tashmë, tregoi se nuk është më në lidhje, modelja ka postuar po ashtu një instastory, në të cilën vetëm ka publikuar një emoji duke qeshur.

Siç duket “ndarja” e tyre nuk është e vërtetë dhe po bëhet për vëmendje mediatike. Sidoqoftë ditët në vijim mund të mësohet e vërteta./Indeksonline/