75 Mall Live Search
10:08 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

Pasi fitoi Champions League, Gundogan flet për të ardhmen

Pas dy finaleve të humbura të Champions Leageu, Ilkay Gundogan arriti ta fitonte këtë trofe të shtunën mbrëma.

Atë që nuk e arriti me Dortmundin në vitin 2013 dhe me Manchester Cityn në 2019, mesfushori gjerman, e bëri në ndeshjen ndaj Interit, ku cityzens fitoi me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Por pavarësisht se fitoi Champions League, Premier Ligën dhe FA Cup këtë sezon, Gundogan pritet të largohet nga City gjatë afatit kalimtar veror.

Barcelona, PSG, Bayern Munchen dhe Milan raportohet se janë të interesuar për shërbimet e tij.

Por pas përfundimit të ndeshjes finale, Gundogan tha se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Nuk kam marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen time”, tha shkurtimisht Gundogan./IndeksOnline/