Pasi fitoi çmimin futbollisti i vitit – Vojvoda: Krenari e madhe për mua, që jam shpërblyer nga vendi im!

Sot dhe zyrtarisht, FFK shpalli si lojtarin e vitit mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvodën.
Në një ceremony të zhvilluar në kushte pandemie, çmim “Fadil Vokrri” futbollisti më i mirë i vit ii takoi, Vojvodës, shkruan IndeksOnline
Ai përmes një postimi në ‘Instagramin’ e tij personal, thotë se ndihet i lumturë dhe se falënderon të gjithë për këtë çmim të madh.
“Lojtari kosovar i viti 2020. Krenari e madhe për mua, që jam shpërblyer nga vendi im, dërshiroj t’i falenderojë të gjithë ata që kontribuan në këtë sukses”, tha Vojvoda.