Pasi fitoi “Copa Libertadoren”, trajneri i Palmeiras: Kam lënë anash familjen time!

Trajneri i Palmeriras, Abel Ferreira foli për gjysmë ore pasi fitoi Kupën Libertadores ndaj Santosit 1-0.
Ai tregoi gjithçka se si erdhi deri në momentine finales. Por ai ‘shpërtheu në lotë kur foli për familjen e tij, pasi tha që gjatë kësaj kohe ai e ka lënë anash.
“Askush nuk fiton vetëm në futboll. Askush nuk fiton vetëm. Unë kërkova të vij këtu, për këtë projekt, këtë sfidë. Tani jam trajner shumë më i mirë, por jam xhaxhai më i keq, vëllai më i keq, babai më i keq, burri më i keq, sepse kam lënë familjen time. Unë nuk kam qarë pak në fund të lojës, kam qarë shumë. Ju nuk e dini sa kam qarë. Unë u largova nga fusha, kështu që askush nuk mund të shihte sa po qaja. Unë i dua vajzat dhe gruan time, por kalova Atlantikun ”, komentoi ai.