14:26 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pasi fitoi Kampionatin Evropian, Schumacher ngritet në F2

Pasi e fitoi Kampionatin Evropian të F3, Mick Schumacher është ngritur për një divizion më lart.

Nga sezoni i ardhshëm, Schumacher do të garojë në F2, ka njoftuar Prema Racing, kompani me të cilën 19-vjeçari ka arritur tetë fitore, shtatë ”pole position” dhe 14 podiume këtë sezon.

Schumacher, djali i legjendës, Michael, ka qenë pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2016, transmeton IndeksOnline.

Photo 1

”Nuk mund të pres për fillimin e sezonit të ri në F2”.

”Ky është një hap i madh në karrierën time, i cili do ta rrisë përvojën time”.

”Ka qenë shumë e sigurtë që do të inkuadrohem në F2 me Prema Racing”, tha Schumacher Jr./IndeksOnline/