75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 14 Maj 2024 / Gj. Sh

Pasi fitoi Kupën e Shqipërisë, portieri i Egnatias i propozon për martesë partneres së tij (VIDEO)

Fitorja e Egnatias mbrëmjen e sotme ka sjellë edhe një moment të lumtur për portierin e ekipit, Alen Sherrin.

Ky i fundit zgjodhi këtë mbrëmje të veçantë për të për t’i propozuar partneres së tij për martesë. I ulur në gjunjë teksa ndodhej në mes të shokëve të tij të skuadrës, Alen Sherri i bëri surprizën e bukur partneres së tij.

Ajo tha “Po” në mes të pranishmëve të cilët duartrokitën momentin e bukur të shokut të tyre të skuadrës.