Pasi FSK-ja shpëtoi edhe dy persona në Turqi, deklarohen nga ambasada në Ankara

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dje përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se 162 orë pas tërmetit në Turqi, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar një 45-vjeçar dhe një 13-vjeçare.
Pas këtij lajmi reagim ka pasur edhe nga Ambasada e Kosovës në Ankara, përmes një statusi në Tëitter.
“Pas 162 orësh, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë 13-vjeçare dhe një burrë 45-vjeçar. Ekipi ynë i kërkim-shpëtimit vazhdon të punojë me vendosmëri për të shpëtuar ata që janë nën rrënoja”, thuhet në reagimin e ambasadës. /IndeksOnline/