75 Mall Live Search
20:23 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Pasi i humbi 30 kilogramë, ylli i televizionit mahnit me format trupore

Ylli i televizionit anglez, fituese e edicionit 12 të ‘Big Brother’, Charlote Crosby, ka treguar se ka arritur të humbasë plot 30 kile. 29 vjeçarja dikur ishte masa 16 ndërsa tani ka arritur masën 8.

Charlote ka rrëfyer se para se të binte në peshë, ka pasur vështirësi dhe në ngjitjen e shkallëve. Ajo lodhej shumë dhe i duhej të pushonte vazhdimisht. Pasi humbi 30 kilogramët, ylli i televizionit tregon se ndihet shumë e lumtur. “Ndihem vërtetë shumë e lumtur dhe kam besim në trupin tim. Prej kohësh nuk kam qenë kaq e lumtur”, është shprehur ajo.

Për të arritur fizikun e tanishëm, Charlote ka zbuluar sakrificat që i është dashur të bëjë. Ajo ka hequr dorë nga jeta e natës si dhe është munduar të ushqehet shëndetshëm, duke shmangur yndyrnat e tepërta dhe sheqernat.