14:30 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pasi i kërkoi dyluftim aktorit, djaloshi ‘kërcënon’ Justin Bieber

Para disa ditësh këngëtari Justin Bieber ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat për shkak se ai i propozoi një dyluftim të mundshëm aktorit të njohur Tom Cruise, shkruan Indeksonline.

Por Justin Bieber nuk ishte ‘I gatshëm’ për luftë kur u pa të ejten në mbrëmje në Craig, në West Hollywood.

Teksa artisti i “I Do Not Care’ u prit nga një djalosh që u paraqit në karakterin Rocky IV, Ivan Drago.

E gjithë kjo ‘tallje’ mori vëmendje, pasi mesazhi që mori Bieber ishte për një dyluftim, që ai kishte propozuar më heret ndaj Tom Cruise. /Indeksonline/