Pasi i quajti terrorist, Konjufca i reagon ashpër Gaxherit [Video]
Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur në emër të grupit të tyre ku ka reaguar ashpër ndaj kritikës së deputetës së LDK-së, Besa Gaxherit e cila i ka quajtur terrorist të cilët përdorën maska e molotov para selisë së tyre.
Me këtë rast, Konjufca ka reaguar duke i treguar Gaxherit se është bërë pjesë e kapjes së institucioneve të vendit.
Ai ka thënë se deputetja në fjalë nuk po e din faktin se faktorët politik kur dojnë me godit kundërshtarin politik përdorin mënyra ndër më të ndryshme.
“Ka qenë një proces gjyqësorë sa i përket terrorizmit ka qenë një aktivist i VV i akuzuar se ka pasur qëllim një atentat ndaj kryeministrit. Duhet mi tregu znj, Gaxheri se po flet për një gënjeshter sikur të ishte një shtet i pavarur demokratik në Zvice, ktu kur done një person me godit kundershtarin politik s’ta merr menja qka bajnë me njerin e keni dërguar në burg e keni quajtur terrorist ka dasht me vra kryeministrin e pastaj u liru pas 5 muajve.
Ti je bo pjesë e këtij kapje të shtetit, shtoic propagandistike e këtij kur na quan terrorist që the kanë gjet maska e molotov, këto nuk kanë lidhje me Vetëvendosjen, armët e policisë janë marrë dhe janë vërtetu aty armët të cilët nuk kanë qenë të asnjë prej aktivistëve të VV-së, ti Besë i ke shërby në mënyrë të turpshme vendit ”, ka thënë Konjufca./Indeksonline/