75 Mall Live Search
23:36 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Pasi i “terën” llapjanët me bileta të shtrenjta, Prishtina i liron për ndeshjen me Trepça ’89

Prishtina mposhti Llapin në ndeshjen e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës para mijëra tifozëve që kishin udhëtuar nga Podujeva në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Biletat për këtë ndeshje ishin fryrë shumë madje ekuivalent me ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Në këtë ndeshje biletat u shitën nga 3, 5 dhe 10 euro, dyfish i atyre që shiten zakonisht.

Për ndeshjen me Trepça ’89, Prishtina ka thënë se çmimet e biletave do të jenë 1, 2 dhe 5 euro.

Kjo tregon se biletat janë shtrenjtuar vetëm për ndeshjen me Llapin pasi interesi i tifozëve mysafir ishte shumë i madh. /IndeksOnline/