19:02 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Pasi i vdiq miku nga koronavirusi, Bebe Rexha i kërkon Trump-it t’i ndihmojë ekonomoikisht amerikanët

Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha, është një nga yjet e skenës muzikore botërore.

Ajo jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjithashtu janë përfshirë nga virusi COVID-19, shkruan Indeksonline.

“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeçe. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutemi|, ka shkruar Bebe e cila ka disa fjalë për Trump.

“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll”, tha Rexha. “Miliona Amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar ajo.