Pasi i vdiq vajza nga kanceri, Luis Enrique, rikthehet ta drejtojë Spanjën në Euron 2020
Luis Enrique rikthehet në krye të Spanjës. 5 muaj më parë trajneri kishte dhënë dorëheqjen nga detyra e selektorit.
Vajza e tij ishte diagnostikuar me kancerin, e pak kohë me vonë ajo ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i mbijetonte sëmundjes, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, Enrique ka vendosur që të rikthehet te puna që e kishte lënë në gjysmë.
Tashmë që “Furria e kuqe” e siguroi kualifikimin në kampionatin evropian, Enrique do të synoj për ta kthyer titullin e kampionit të Evropës në Spanjë.
Kujtojmë se gjatë këtyre 5 muajve të fundit përzgjedhës i kësaj kombëtareje ishte Roberto Moreno.
/Indeksonline/