75 Mall Live Search
15:12 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pasi ia mori shiritin e kapitenit, Interi e lë në shtëpi Icardin!

Ka qenë lajmi më befasues i sotëm në futboll vendimi i Interit për t’i marrë shiritin e kapitenit, Mauricio Icardi. Skuadra e madhe italiane ka vendosur që Handanovic të jetë kapiten i ri i skuadrës.

Por, Inter ka marrë edhe një vendim tjetër befasues në këtë drejtim. Spalleti nuk e ka ftuar fare argjentinasin për ndeshjen e nesërme në Europa League, ndaj Rapidit të Vienës.

Nuk ka asnjë informacion më shumë rreth kësaj situate, përveç listës ku nuk figuron emri i argjentinasit.

Spalleti do të jetë në një konferencë nga ora 18:30 ku pritet të jap më shumë detaje rreth ngjarjeve të fundit./Indeksonline/