Pasi ia paloi Serbisë, ylli i Cityt e puth gazetaren në intervistën Live
Lojtari i Ukrainës dhe Manchester City-t, Oleksandr Zinchenko, ka thyer interntin pas ndeshjes së fituar me Serbinë me rezultatin 5-0.
Rezultati i takimit doli në plan të dytë për kampionin e Anglisë, pasi në intervistën për shtyp i dha një puthje pasionante gazetarës që po e intervistonte. 22-vjeçari e afroi rreth vetes dhe e puthi në faqe.
Një veprim të tillë e bëri dhe Iker Casillas pas fitimit të botërorit kur puthi Sara Carboneron në transmetim live.