Pasi ia “terroi” Ortizit, Wilder tregon kush e ka radhën
Deontay Wilder ka arritur të marrë fitoren e 41-të në karrierën e tij profesioniste si boksier.
Amerikani në Las Vegas ka mposhtur kubanezin Luis Ortiz me nokaut për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës në WBC.
Pas ndeshjes, amerikani ka zbuluar edhe kundërshtarin e radhës e që është Tyson Fury.
“Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Tyson Furyt. Ende nuk është vendosur nëse do të bëhet në shkurt, mirëpo ai do të jetë kundërshtari i radhës”, përfundoi Wilder./Indeksonline/