21:50 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pasi ia thyen Instagram-in, reagon ashpër Oriola Marashi

Modeles së njohur, Oriola Marashi sot gjatë ditës i është thyer llogaria personale e ‘Instagram-it’.

Personat të cilët morrën llogarinë e modeles postuan shkrime të ndryshme e që u bë lajme në mediat rozë, shkruan Indeksonline.

Kjo gjë ka irrituar modelen e cila më të rikthyer llogarinë e ‘Instagram-it’ ka bërë një shkrim në të cilin ka sqaruar çdo gjë, madje ajo ka reaguar keq ndaj disa mediave.

“Nuk do shume mend qe faqja ime e Instagramit është hackuar, dhe “njoftimet” e lëna në faqen time, tashme te fshira, janë çështje inati. Kështu qe kursejini titujt “Oriola pret oferta për seks” dhe “Oriola ka dale nga binaret”, ose përndryshe bashke do puqemi ne rruge te tjera te cilat juve nuk do t’ju pëlqejnë”, ka shkruar Oriola ndër tjera.

“Oriola nuk bën seks me leke. Oriola nuk pret oferta. Oriola nuk ka dale nga binaret. Përkundrazi, jam shume e shëndetshme mendërisht. I vetmi njeri këtu qe ka probleme mendore është personi qe me ka hackuar Instagramin (te cilin unë do ta ekspozoj shume shpejt), dhe “gazetaret” qe guxojnë shkruajnë lajme me tituj te tille vetëm për clickbait pa menduar qe unë kam ndjenja dhe kam edhe familje, dhe fjalët nuk te vrasin por te lëndojnë”, ka vazhduar tutje modelja.

Oriola tashmë ka nën kontroll llogarinë e saj në ‘Instagram‘./Indeksonline/