16:59 / E Martë, 11 Gusht 2020 / C E

Pasi iu anulua ndeshja, reagon Drita

Ndeshja finale e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve në mes të Dritës dhe Linfield është anuluar për shkak se disa lojtar të skuadrës kosovare kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohet sot nga ora 16:00 derisa për fatin e saj do të vendos komisioni i disiplinës.

Për këtë ka reaguar edhe skuadra e Dritës përmes një njoftimi:

NJOFTIM

Ju njoftojme qe ndeshja finale e parapare te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandes se Veriut, Linfild eshte anuluar.

Vendimi eshte marre nga autoritetet zvicrrane per shkak qe ne testimin e fundit nje lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!

Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditet ne vijim nga komisioni i diciplines.

FC DRITA⚪️?