19:17 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pasi kalon kohë me refugjatët sirianë, Lindsay Lohan donë të adoptojë fëmijën e parë

Lindsay Lohan është gati të bëj një ndryshim të madh në jetën e saj.

Aktorja 32 vjeçare po ndihet e ndrojtur pasi ka kaluar shumë kohë me fëmijët refugjatë sirianë në Turqi dhe ka vendosur që tani do të donte të adoptonte një fëmijë, transmeton Indeksonline.

Ajo tha për Mail gjatë ditës së sotme: “Do ta adoptoj fëmijën tim të parë. Kam kaluar kohë me refugjatët sirianë në Turqi dhe më bëri të kuptoj sa shumë i dua fëmijët. Unë vetëm dua t’i shpëtoj ata”, ka thënë ajo.

Ajo nuk ka vendos se sa fëmijë i dëshiron, vetëm se e di që i dëshiron disa.

“Do të doja të kisha dy ose ndoshta katër fëmijë, por nuk kam plane për të filluar ende familjen time”, tha ajo./Indeksonline/