75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Pasi luajti kundër Ruganit dhe Juventusit, Interi futet në izolim

Nerazzurri lëshuan ​​një deklaratë duke konfirmuar se ata kanë pezulluar stërvitjen dhe çdo aktivitet futbollistik deri në njoftimin e mëtejshëm, pasi ata do të fillojnë procedurat e nevojshme për izolim.

Lojtari i Juventusit, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me Koronavirus, ndërsa Interi luajti para disa ditësh kundër tyre.

Pas njoftimit të Juventus FC që lojtari i tyre Daniele Rugani ka testuar pozitiv për COVID-19, FC Internazionale njofton se të gjitha aktivitetet garuese janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm. Klubi aktualisht po merr hapa për të zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në fundjavën e kaluar, Interi ishte kundërshtar i Juventusit në ndeshjen e Serie A. /IndeksOnline/