75 Mall Live Search
09:18 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pasi Mario deklaroi se është “gay”, Kim Kardashiani ka dy fjalë për të

Kim Kardashiani është një nga femrat më të njohura në botë, kjo për faktin se ajo gëzon një numër të madh fansash që i ka bërë për vete, madje reputacioni i saj ka mbërritur deri brenda Shtëpisë së Bardhë.

Ajo ka arritur me sukses që të iniciojë disa çështje që kanë të bëjë me burgjet që ja ka parashtruar presidentit Donald Trump.

Kimi, gjithashtu është mjaft e suksesshme edhe në biznes ku me disa linja të saj ajo ka arritur me sukses të shesë shumë produkte të saj, shkruan Indeksonline.

Ajo njihet edhe për respektin dhe admirimin, që ka për grimerin me prejardhje shqiptare Mario, të cilit së fundmi hapur ia ka shprehur dashurinë.

“Krenare për ty Mario. Ai është një person aq privat dhe unë jam shumë krenare që ai ka gjetur forcën dhe ka ndarë atë çfarë është me botën. Të dua Mario! Faleminderit që më gjithnjë bën më të mirën për mua!”.

Këto fjalë vijnë si mbështetje ndaj Marios, pasi ky i fundit para pak ditësh deklaroi hapur se është ‘Gay’. /Indeksonline/