75 Mall Live Search
14:07 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / A. M.

Pasi mblodhi 100 mijë € për të lënduarit në Ferizaj, Labi del me një mesazh përmbledhës

Ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka përfunduar mbledhjen e parave për dy kaçanikasit, Enver Xhoklin dhe Fidan Gashin, dy nga të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant, në Ferizaj.

Ata tashmë pritet të dërgohen për trajtim mjekësor në Linz të Austrisë.

“Ne vazhdojmē me veprime të tjera për familjet e të lënduarve dhe për të lënduarit”, ka shkruar Labi.

Image may contain: one or more people, car and outdoor

Postimi i plotë i Labit:

FIDAN DHE ENVER RRUGA E MBARË PËR NË SPITAL ATJE NË AUSTRI!

UROJ TË KTHEHENI SHËNDOSH E MIRË.

Familje të nderuara, jemi jashtë mase të gëzuar si popullatë dhe diasporë që jeni tani më të qetë, duke e shikuar realitetin që po nisen djemtë tuaj.

Falënderojmë KFOR-in dhe shtetin austriak si qytetarë të Kosovës!

Falënderojmë me respekt minsitrin Armend Zemaj dhe ministrinë!

Falënderojmë me respekt, kryetarin e Ferizajt  Agim Aliun, të cilët nuk lejuan të mbesnin këta të dy djemë jashte listës së përbashkët siç ishte në ditët e para.

Mjekët për punën e shkëlqyer që kanë berë dhe po bejnë.

Ne vazhdojmē me veprime të tjera për familjet e të lënduarve dhe për të lenduarit.

Popullatë dhe diasporë, ju jemi mirënjohës tërë jetën për kontributin tuaj edhe në këtë rast.

Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.