09:55 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / M. M

Pasi morën vaksinën Moderna dhe Pfizer për Covid19, vullnetarët tregojnë efektet anësore

Vullnetarët që morën dy nga vaksinat e mundshme të coronavirusit në SHBA kanë folur për efektet anësore që kanë patur pas marrje së saj.

Këtë muaj, Moderna dhe Pfizer njoftuan se kandidatët e tyre të vaksinës ishin testuar me efikasitet 94.5 për qind dhe 95 për qind respektivisht.

Jennifer Haller, e cila u injektua në 16 mars me vaksinën eksperimentale të Moderna në Seattle, i tha WVPI-TV se ajo përjetoi vetëm efekte anësore të lehta, shkruan Independent.

“Unë kisha dy doza të vaksinës me katër javë diferencë”- ka thënë ajo.

“Çdo herë që merrja, krahu im ishte shumë i ‘i lodhur ’ të nesërmen, por përveç kësaj unë personalisht nuk përjetova ndonjë efekt tjetër anësor”.

Zonja Haller ishte personi i parë që mori një vaksinës së kandidatit të Moderna-s, si pjesë e provës së parë njerëzore të një vaksine për të parandaluar virusin.

Ndërkohë banori i Kalifornisë, Daniel Horoëitz, i cili mori pjesë në provën e vaksinës për COVID-19 të Pfizer në shtator, përshkroi simptoma të ngjashme me gripin.

Prova e Pfizer është bërë në atë mënyrë që mjekët si dhe pacientët nuk e dinë kush po merr vaksinën ose placebo, prandaj Z. Horoëitz nuk është në dijeni nëse e ka marrë vaksinën.