75 Mall Live Search
10:15 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pasi mposhtën Turqinë, futbollistet e Kosovës, sot luajnë kundër Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, në orën 17:00, do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për “Euron 2021” kundër Sllovenisë.

Ekspedita e dardaneve ka udhëtuar të dielën për në Slloveni, derisa dje përzgjedhësja Afërdita Fazlija në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje i ka dhënë instruksionet e duhura futbollisteve për këtë përballje.

Atmosfera në kampin e dardaneve është shumë e mirë, derisa pas fitores së arritur kundër Turqisë (2:0), optimizmi për rezultat pozitiv në Slloveni është i madh.