75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Pasi mposhti serben, mposht edhe koreanen – Distria në finale

Distria Krasniqi ka vazhduar serinë poitive në Grand Prix të Antalyas, duke korrur fitoren e radhës.

Xhudistja jonë mposhti me Ippon në gjysmëfinale, Yujeong Kang të Koresë së Jugut, kategoria – 48 kg.

Në çerekfinale të këtij Grand Prixi, kosovarja e mposhti me ippon xhudisten serbe Andrea Stojandinov, dhe e siguroi kështu vendin në gjysmëfinale.

Krasniqi ka siguruar medaljen e argjendtë për Kosovën por synon fitoren për të siguruar medaljen e artë.

Distria e pret në finale xhudisten nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrageg. Finalja zhvillohet pas orës 16:00. /IndeksOnline/