Pasi ndau 10 mijë euro për Preshevën, Labi sot +10 mijë për shqiptarët e Tuzit dhe Uqlnit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri po vazhdon punën e tij në fushën e humanizmit.
Pasi ndau 10.000 euro për shqiptarët e Preshevës, Labi sot ka vazhduar edhe me shpërndarjen e parave për shqiptarët e Malit të Zi.
“Të dashur vëllezër e motra shqiptare , pas ndarjes se mjeteve për Preshevën në vlerë 10.000 euro!
Nesër, do të ndajmë vlerën 10.000 € për shqiptarët e TUZIT DHE TË ULQINIT tonë ku me dashuri e punë na ka mbajtur nder këto vite.
Pra 5000 € për TUZIN dhe 5000€ për ULQININ! Nuk kam qenë dhe nuk do jem kurrë ai i cili veç merr e nuk jep. Tani në këtë kohë kur krejt kanë nevojë, unë ju lus që të japin shifrat QEVERITË TONA e mos ti harrojmë shqiptarët në trojet tona”, ka shkruar ai. /Indeksonline/