75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Pasi njoftoi drejtuesit e PSG-së, Mbappe i tregon shokëve të skuadrës se do të largohet në fund të sezonit

Kylian Mbappe të enjeten ka njoftuar drejtuesit e PSG-së se do të largohet në fund të sezonit.

Sulmuesi francez ka vendosur për të mos e rinovuar kontratën e cila skadon në fund të muajit qershor, shkruan IndeksOnline.

Ditën e sotme Mbappe ka njoftuar edhe shokët e skuadrës që do të largohet nga PSG në fund të sezonit.

Ai i njoftoi për vendimin në seancën e sotme stërvitore.

Sipas Fabrice Hawkins, Mbappé nuk ua përmendi atyre klubin e ardhshëm apo lëvizjen e Real Madridit, vetëm konfirmoi se do të largohej./IndeksOnline/