09:26 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pasi nuk ia doli vetë, Sarri mëson Interin si ta mposhtë Tottenhamin

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri e ka këshilluar Interin para përballjes me Tottenhamin në Champions League.

Ish-trajneri i Napolit e pësoi humbjen e parë në Premier League dje.

Tottenhami ia doli ta mposhtë Chelsean e Sarrit në ”Wembley” me rezultat, 3-1, transmeton IndeksOnline.

”Me gjasë, ishte paraqitja më e dobët e Chelseat këtë sezon, por gjithashtu në një stadium, të cilin unë s’e pëlqej”.

”Kemi luajtur dobët kundër një kundërshtari të fortë”.

”Interi është skuadër e mirë, kështu që unë vetëm shpresoj që ata të mos luajnë sikur ne”.

”Është e rëndësishme që ata të përmbahen në 30 minutat e parë – kjo është periudha kur Spurs janë të rrezikshëm”.

”Interi duhet gjithashtu ta shmangë humbjen e posedimit në zonën e tyre, sepse kështu vijnë kundërsulmet. Tottenhami është ndër skuadrat më efektive në Evropë”, tha Sarri për Sky Sport./IndeksOnline/