11:13 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Pasi nuk la shenjë në dy ndeshjet e para, del edhe problemi tjetër me Higuain

Gonzalo Higuain do të mungoj në ndeshjen e fundjavës kundër Huddersfield.

Futbollisti argjentinas i cili ka zhvilluar vetëm dy ndeshje me fanellën e Chelseas që nga transferimi nga Milani ka pësuar një lëndim.

Trajneri Sarri ka bërë të ditur se Higuain ka disa probleme si dhe lodhje pasi nuk është përshtatur me skuadrën e re, shkruan Indeksonline.

“Ai mund të përmirësohet shumë. Në këtë moment, ai nuk është në formë të mirë, ndoshta sepse ai ka luajtur shumë pak kohët e fundit në mes të tregut të transferimit dhe dhimbjeve në shpinë. Ai mund të rritet shumë gjatë javëve të ardhshme”, ka thënë trajneri italian.

Kujtojmë se blerja e Higuain u kritikua shumë nga tifozët sidomos pas dy ndeshjeve të para. /IndeksOnline/