Pasi nuk po arrin transferimin e Donnarumma, PSG me opsione tjera
Ylli i Milanit, Gianluigi Donnarumma duket se me shumë gjasa do të qëndrojë në Milano.
Pasi PSG deri më tani nuk ka arritur ta transferojë atë, klubi francez po shikon opsione të tjera.
Donnarumma do t’i kushtonte palës franceze përafërsisht 60 milionë euro, megjithatë Milani ka ende dëshirë të mbajë portierin 20-vjeçar, i cili ka qenë portieri i tyre që nga sezoni 2015/16, kur ai ishte vetëm 16 vjeçar, transmeton Indeksonline.
Sipas France Football, PSG tani ka si opsion Kevin Trapp të Eintracht Frankfurt dhe Anthony Lopes të Lyon, që të dy do të jenë shumë më të lirë se Donnarumma.
Me mbylljen e dritares së transferimit në pak më pak se një muaj, tifozët e Milanit do të shpresojnë që PSG do të transferojë ndonjë portierë tjetër e jo yllin e tyre./Indeksonline/.