Pasi qëllohet nga polici në Graçanicë, i dyshuari shkakton aksident gjatë ikjes

IndeksOnline pak më parë ka raportuar se një polic në Graçanicë ka qëlluar me revolen e tij në shpatull personin që ishte së bashku me personin që ishte në kërkim nga policia.
Pas këtij rasti ka intervenuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët kanë dalë në vendngjarje.
IPK ka bërë të ditur se gjatë përdorimit të armës së zjarrit është qëlluar shoferi i makinës, cili më vonë ka shkaktuar aksident gjatë ikjes.
“Personi i qëlluar me armë zjarri është dërguar nga policia për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë. Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitë tjera relevante dhe institucionet përkatëse janë duke punuar drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti dhe rreth asaj se a janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës zyrtare”, thuhet në një njoftim të IPK-së.