75 Mall Live Search
15:10 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / AR

Pasi qethi anësoret, Jason Momoa shfaqet me tatuazh në kokë

Jason Momoa njihet për flokët e tij të gjatë, të cilat i kapte shpesh me një crunchie saten, në ngjyrë rozë të ëmbël, por vetëm para pak kohësh, ai qethi anësoret për një kauzë të mirë: më pak mbetje dhe plastikë në oqean.

Ndërkohë që parukieret i qethnin flokët, ai foli për rëndësinë e përdorimit të materialeve shumëpërdorimëshe.

Ndërsa sot, marrim vesh që Momoa na paska bërë një tatuazh pikërisht në pjesën e qethur. Një tribal nga Hawaii është tatuazhi i përzgjedhur dhe në fakt, i shkon goxha personalitetit dhe fizikut të aktorit.