16:19 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pasi shënoi dy supergola, Rashica merr një “goditje” të rëndë

Milot Rashica ishte futbollisti kryesor i Werder Bremen në pjesën e parë kundër Augsburgut.

Ylli kosovar arriti të shënoj dy gola për vetëm 28 minuta lojë.

Mirëpo gjërat për 22 vjeçarin nuk shkuan shumë mirë, shkruan Indeksonline.

Ai u largua nga loja në minutën e 38-të për shkak të një lëndimi.

Ende nuk dihet për çfarë vuan Rashica, derisa pas ndeshjes pritet që klubi të njoftoj për shkallën e lëndimit të tij. /IndeksOnline/