21:37 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Pasi shënoi golin e parë me Al Nassr, vjen reagimi i Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka gjetur golin e parë në kampionatin arab të futbollit, me skuadrën e Al Nassr.

Portugezi shënoi nga penalltia në minutat e fundit të ndeshjes, duke barazuar rezultatin në 2-2 kundër skuadrës Al-Fateh, shkruan IndeksOnline.

Ronaldo është shprehur i lumtur me golin e tij të parë me skuadrën e Al Nassr.

“I lumtur që shënova golin tim të parë në Ligën Saudite dhe për përpjekjen e madhe të gjithë ekipit për të marrë një barazim të rëndësishëm në një ndeshje shumë të vështirë!”, ka shkruar 37 vjeçari në profilin e tij zyrtar./IndeksOnline/