Pasi shërimit nga koronavirusi, deputeti Arben Gashi nis pushimet në bregdet

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është shëruar nga virusi korona.
Me t’u shëruar nga virusi Gashi ka nisur pushimet në bregdet bashkë me vëllanë.
Këtë e bëri të ditur vëllai i Gashit nëpërmjet një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku shihet se janë në pushime diku.
“Me Arbenin, pasi u përballë me një sfidë jo të lehtë për të dhe për ne, COVID-19, nuk është shaka dhe nuk është lojë”.