11:03 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas shkarkimit, Man Unitedi gjen pasardhësin e Mourinhos

Pak minuta më parë, Manchester Unitedi njoftoi se ka shkarkuar trajnerin, Jose Mourinhon.

Shkarkimi i teknikut portugez vjen pas formës së dobët nga skuadra këtë sezon në Premier League.

Humbja e fundit nga Liverpooli në ”Anfield”, e sidomos dy golat nga Xherdan Shaqiri ishin ”fatale” për Mourinhon, transmeton IndeksOnline.

Në njoftimin zyrtar, klubi nga Mançesteri konfirmoi se në vend të Mourinhos, do të vendoset një trajner i përkohshëm deri në fund të këtij sezoni.

Tani, burimet e Sky Sports konfirmojnë se drejtuesit e Manchester Unitedit e kanë gjetur këtë trajner.

Bëhet fjalë për Michael Carrick, i cili do të vendoset në këtë post deri në fund të këtij sezoni./IndeksOnline/