75 Mall Live Search
11:24 / E Premte, 06 Mars 2026 / Z S

Pasi shpërndau parlamentin, Osmani arrin në Prekaz

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas vendimit të shpërndarjes së kuvendit është parë në Prekaz.

Kjo për nder të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Osmani në Prekaz është parë së bashku me kabinetin e saj presidencial.

Pas homazheve te varrezat e Jasharëve, Osmani do të vizitojë edhe kullën ku do të pritet nga ana e Bacës Rifat Jashari./Indeksonline/