13:45 / E Enjte, 13 Maj 2021 / AR

‘Pasi shumë vuajtjesh e sakrificash nëna po e feston edhe këtë Bajram’, Ramë Lahaj feston në vendlindje!

Tenori i famshëm shqiptar Ramë Lahaj festën e Fitër Bajramit po e feston në vendlindjen e tij në Istog.

Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.

Ai ka publikuar një imazh krahë së ëmës e cila ishte sëmurë.

“Mes shumë vuajtjesh e sëmundjesh, por edhe sakrificave jetësore, plus një vit në izolim për shkak të Covid-19, nëna ime ia doli të festojë dhe këtë Bajram”.

“E unë, si gjithmonë provoj me çdo kusht t’i qëndroj besnik takimit tonë tradicional të kafës së Bajramit. Miq, urime ju e më të dashtunve tuaj Bajramin. Veç gëzime paqi”, shkruajti ai./Indeksonline/