Pasi u diagnostifikua me kancerin, vjen reagimi nga Biden

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka publikuar një fotografi me gruan e tij, Jill, pasi u diagnostifikua me kancer të prostatës.
Ai u shpreh se kanceri na prek të gjithëve dhe se ai dhe Jill janë mësuar me këtë.
“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Ai falënderoi edhe njerëzit që treguan mbështetje ndaj tij.
“Faleminderit që na ngritët me dashuri dhe mbështetje”./Indeksonline/