75 Mall Live Search
22:22 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pasi u kërcnua me vrasje, Gani Geci i ofron ndihmë Albin Kurti

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për deputet të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Hoti, ka thënë se liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i kanë mbetur dy rrugë: “ta lëshojë Kosovën ose të vritet”.

Rreth këtij postimi ka reaguar Gani Geci, që i ka ofruar ndihmë Albin Kurtit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Gecit:

“Të dashur miq,

pasi që lexova kētë shkrim dhe pasi analizova me vëmendje këtë shkrim më preku shumë ky si lloj kërcenimi po me duket prej këtij momenti unë Gani Geci edhe pse kurrë as nuk e kam përkrahur dhe as nuk e kam njohur Albin Kurtin, sepse kurrë nuk kam pas rast të pi kafe me të, por tani dua dhe mund të jem krahë i tij.

Unë kurrë kurrë LDK-en as ideologjin time djathtiste nuk e ndrroj por duke e parë pozicionin e tij të ngjashëm me timin në kohën e pas luftës, nëse i duhet ndihma ime Albin Kurtit unë do t’i ndihmoja me deshirë.

Menjiher duhet të reagoj prokuroria dhe shteti ligjorë

Me respekt, Gani Geci”