Pasi u largua kryesia, Arbëria merr edhe një vendim të “dhimbshëm”

Gjatë ditës së sotme, kryesia e KF Arbërisë ka dhënë dorëheqje duke e lënë klubin në dorë të kryesisë së fshatit.
Skuadra që javë më parë siguroi pjesëmarrjen në Superligë tashmë është pa një kryetar.
Përveç kësaj, klubi ka vendosur që ta mbyll edhe faqen në Facebook që ka rreth 5000 pëlqime.
Ky është njoftimi i klubit:
E filluam në vitin 2016 me 0 antarë këtë faqe dhe sot pas katër viteve pune erdhem deri te numri 5000! Erdhëm bashkë pa investuar në like por duke investuar bashkë me punë dhe përkrahje ndajë njëri tjetrit.
Na bashkoi kjo llogo. Kjo familje dhe kjo dashuri për KF Arbëria!
Dhe sot kur klubi ka mbetur pa kryesi, si admin së bashku me stafin e faqes do ta mbyllim faqen zyrtare të klubit dhe nuk do të funksionojë kjo faqe me kryesi tjetër cila do qoftë ajo!
Pa një President si Jahir Krasniqi, nuk do të funksionojë asnjëherë faqja zyrtare e klubit!
Jemi falenderues për të gjithë juve!
Bashkë punuam, bashkë sjellëm kritika, bashkë festuam dhe bashkë ja dolem të ndertojm suksesin historik të KF Arbëria.