Pasi u largua nga Drenica, Tahir Lushtaku tregon kur do të rikthehet si trajner

Drenica përfundoi stinorin vjeshtor në një pozitë komode në Superligë në vendin e gjashtë me 24 pikë.
Ndërsa edhe pse kishte sukses, Tahir Lushtaku dha dorëheqjen nga posti i trajnerit.
Lushtaku tregon për Indeksonlinen se a e ka ndërmend të rikthehet këtë stinor dhe disa informata të tjera.
“Këta 6 muaj do të pushoj dhe nuk preferoj të shkoj te ndonjë klub në gjysmë të sezonit. Arsye tjetër është sepse i kam disa plane të miat për t’i realizuar”, u shpreh ish-trajneri i Drenicës.
Në sezonin e ri, ai tha se do të rikthehet nëse merr ndonjë ofertë serioze.
“Pas përfundimit të kampionatit nëse veç më ofrohet ndonjë ofertë serioze nga ndonjë klub që është mirë i organizuar mund të hyj në bisedime ndryshe nuk mendoj të bëhem trajner i ndonjë klubi” , përfundoi Lushtaku.
Në stinorin pranveror pati shumë largime e dorëheqje të trajnerëve nga ekipet e Superligës./Indeksonline/