75 Mall Live Search
16:20 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pasi u largua nga Shqipëria, Bebe Rexha: E dua vendim tim, të dua Shqipëri!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleta Rexha, apo siç njihet nga publiku si Bebe Rexha, është një këngëtare mjaft e pëlqyer dhe e dashur nga publiku në mbarë botën.

Ajo së fundmi ka vendosur të vijë personalisht në Shqipëri, për të qenë afër me popullatën e prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që shkaktoj pasoja të mëdha, shkruan Indeksonline.

Bebe Rexha dhuroi një shumë të konsiderueshme të parave, si dhe ka vendosur të ndërtoj dy shtëpi.

“Dje u ktheva nga një udhëtim dy ditorë në Shqipëri, pasi pashë dëmet e tërmetit dhe u takova me popullin, e prekur nga kjo katastrofë. Unë jamë mjaft e ngazëllyer nga mirësia e njerëzve atje, si dhe të gjithë në mbarë botën që kanë dhuruar donacione për ta. Ne s’mund të ju falënderohemi sa duhet. Ne kemi caktuar dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti, për ti rindërtuar si fillim. Ju lutemi vazhdoni të përhapni vetëdijen në këtë tragjedi dhe ndihmën që i duhet Shqipërisë. E dua vendin tim, të dua Shqipëri!”, ka shkruar Bebe Rexha, duke e shoqëruar me disa fotografi nga vizita në Shqipëri. /Indeksonline/