Pasi u lirua nga burgu, Solomon me mesazh prekës për tifozët e Gjilanit

Futbollisti i Gjilanit, Theophilus Solomon ka lëshuar një mesazh për tifozët e klubit.
Pasi u lirua nga burgu, ai iu ka kërkuar falje palëve derisa ka thënë se do të kthehet për të ndihmuar skuadrën.
Solomon, shtetas nigerian po qëndronte në masën e paraburgimit në Gjilan nga 24 Shkurti i këtij viti, derisa kishte urdhër arresti nga Interpol për shkak të një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.
Ai ishte dënuar në fund të vitit 2022 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë për veprën penale ushtrim të dhunës sistematike ndaj të dashurës së tij në kohën kur ishte duke luajtur në Shqipëri te skuadra e Partizanit nga Tirana në shkurtin e vitit 2021.
Sulmuesi 27 vjeçar kaloi këtë edicion te Gjilani nga Ballkani ku ishte shpallur kampion.