Pasi u ndanë nga partnerët, Miley dhe Kaitlynn gjejnë ngushëllimin pranë njëra -tjetrës
Miley Cyrus është parë e buzëqeshur duke u përkëdhelur me Kaitlynn Carter, transmeton Indeksonline.
Pas ndarjes së Miley Cyrus dhe me procedurat e divorcit nga ish burri Liam Hemsworth ende në vazhdim, duket se këngëtarja e ka gjetur prehjen pranë 30 vjeçares Carter e cila poashtu është ndarë nga ylli i ‘The Hills’, Brody Jenner.

Të dyja ishin të buzëqeshura teksa ishin duke u përkëdhelur në praninë e nënës së Mileyt.
Cyrus u nda me aktorin Liam Hemsworth në gusht, pas një romanca që daton një dekadë, por ata kanë qenë të martuar më pak se një vit.

Vetëm një ditë pasi u njoftua ndarja e tyre, Cyrus u njoftua duke u puthur me Carter, e cila së fundmi ishte ndarë nga Brody Jenner pas vetëm një viti martese. /Indeksonline/
