75 Mall Live Search
16:35 / E Diele, 02 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Pasi u qëllua me telefon në fytyrë, Bebe Rexha merr këtë vendim për koncertet e ardhshme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila është qëlluar me telefon në sy para disa ditësh nga një person në koncertin e mbajtur në New York, ka vënë një palë syze mbrojtëse teksa performonte në Los Angeles të premten mbrëma.

Ajo ka marrë masa sigurie duke i vënë syzet si aksesorë që i ka përshtatur me pamjen e saj gjatë performancës.

Siç raportohet, një roje sigurie ishte vendosur pranë skenës në rast se diçka e pazakontë do të ndodhte përsëri. Gjatë hapjes së natës, këngëtarja tha para turmës se ekzistojnë dy rregulla: të argëtohen dhe të mos i hedhin telefonat.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ditë më parë u godit me telefon në fytyrë nga një fans në një prej paraqitjeve live. Ajo u lëndua dhe kishte ndërprerë menjëherë performancën. Megjithatë, Bebe njoftoi menjëherë se ishte mirë dhe se do të vazhdonte të performonte.