13:27 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Pasi u rrah nga Bellew, pensionohet Haye

David Haye duket i vendosur që më në fund të tërhiqet nga boksi pas humbjes së tij shkatërruese kundër Tony Bellew më parë këtë muaj.

Boksieri nga Londra ka lënë të kuptohet se do t’i varë dorezat e tij pas një karriere 16-vjeçare, shkruan indeksonline.

Haye u rrah në O2 Arena me një breshëri brutale nga Bellew në raundin e pestë.

Dhe të mërkurën mbrëma, Haye shkroi: “Faleminderit për fjalët tuaja dashamirëse dhe mbështetje gjatë dy javëve të fundit”.

“Unë mezi pres që t’ju përditësoj në planet e mia për të ardhmen menjëherë, ndonjëherë do të duhet pak kohë për të gjetur fjalët e duhura”. /IndeksOnline/

Temat: